LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

LDK mbanë konferencë në mëngjes, Isa Mustafa do të votoj në këtë qendër votimi

Nesër, në orën 08:00, në Sallën e Konferencave në Lagjen Pejton, zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie.

Gjithashtu, Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me zonjën e tij Qefseren, nesër më 22 tetor 2017, në Zgjedhjet Lokale, voton në SHF “Emin Duraku” në Prishtinë në orën 09:30.

-Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Arban Abrashi voton në orën 10:30, në SHF “Hasan Prishtina” në kryeqytet.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu dhe zonja e tij Igballja, votojnë në orën 10:30, në SHF “Nuhi Gashi” në fshatin Bradash të Podujevës.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Hatim Baxhaku dhe zonja e tij Serbezja votojnë në orën 11:00, në SHF “Lekë Dukagjini” në Prizren.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe zonja e tij Nurani, votojnë nē orën 12:00, në SHF “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me zonjën e tij, Mirveten, votojnë në orën 10:00, në SHF “Abaz Ajeti”, në Gjilan.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Haki Rugova dhe zonja e tij Fitorja votojnë në orën 10:00, në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj dhe zonja e tij, Fatmirja, votojnë në orën 10:00 në SHF “Jeta e Re” në Suharekë.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Sfarqa dhe zonja e tij Fatmirja, votojnë në orën 11:00, në SHF “Arsim Rexhepi” fshatin Sazli të Komunës së Ferizajt.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti   dhe zonja e tij Ibadetja, votojnë në orën 10:00 në SHF “7 Marsi” në fshatin Potorovc të Komunës së Lipjanit.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe zonja e tij Bukurija, votojnë orën 10:00, në SHF “Ahmet Hajdari” në fshatin Begunc të Komunës së Vitisë.

– Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha dhe zonja e tij, Hafizja, votojnë në orën 08:00, në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës./l.n/

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka