Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën që ka dalë nga Kuvendi gjithëserb, duke e quajtur një bombë që mund të shpërthejë në çdo çast.
LDK u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të marrin seriozisht përpjekjet e Beogradit për ta minuar fqinjësinë në mes shteteve të rajonit.
“Serbia dje, nëpërmjet instiucioneve të saja zyrtare të përfaqësimit, bashkë me Kishën Serbe, përfaqësuesit zyrtarë të Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Akademinë serbe të Arteve dhe Shkencave, nacionalistë serbë nga rajoni dhe bota, në të ashtuquajturin Këshill Gjithëserb, e mbarsun me ide imperialiste si ajo e `botës serbe`, shpalli për të satën herë projektin e saj politik e kulturor për Serbinë e Madhe dhe qëllimet e saja historike për zhbërjen e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës…Ftojmë miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për lirinë e saj, t`i marrin seriozisht këto përpjekje të Beogradit zyrtar për minimin e fqinjësisë në mes shteteve në rajon dhe defunksionalizimin e arritjeve politike në të mirë të demokracisë në këto 30 viteve të fundit. Alarmi i djeshëm në Beograd, për ne që i njohim shpërthimet e tyre fashiste në vazhdimësi, është kurdisje e një bombe që mund të shpërthej në çdo çast!”, thuhet në reagimin e LDK-së.