Shkruan: Agim Vuniqi
Përtacia e shtresës së intelektualëve, filmaxhinjve, njerëzve të kulturës është e paskajshme, sa herë ndërrohen sistemet ndërrohen fjalët, dhe akuzat dërgohen diku tjetër, larg nesh…
Disa thonë që kishat ortodokse serbe kanë qenë dikur katolike-ilire. Mirë e thënë, po ç’bënë intelektualët, priftërinjtë…, dhe “hyqmetlinjtë” tanë të mos ngrehin padi, akuza kundër Kishës ortodokse Serbe, qe ua uzurpojë shqiptareve pronësinë mbi to.
Pse nuk kërkonin ndihmën e Vatikanit dhe të kthenin kishat në pronësinë e pronarëve të drejtë, Kishës katolike Shqiptare, apo për arsye se Vatikani akoma nuk ka pranuar pavarësinë e Kishës katolike të Kosovës. Pastaj na është thënë se faji është … lype fajin… kështu është thënë nga historografia sllavo-greko -komuniste?!
Për të testuar atë qe themi, thonë.., po minimizohet argumenti dhe ja hidhni një sy filmit ”Skënderbeu” të prodhuar në vitin 1953.
Vini re! Regjia: Sergei Yutkevich skenari: Mihail Papava, interpretojnë. Skenderbeu-Akaki Khorava, Hamza-Semion Sokolovski, Marash-Georgi Chernovolenko, Oleg Zhakov,Vladimir Belokulov………dhe vetëm episodikisht, Besa İmami, Naim Frasheri, Marije Logoreci janë shqiptare, a duhet vetëm të flasim dhe të bëjmë zhurmë, të godasim njëri tjetrin… le te punohet më shumë sesa të flitet…