Liverpool ndalet pas 3 fitoreve radhazi në Premier League. Duket si paradoks që për skuadrën e Klopp tashmë objektivi është të arrijë një vend në Champions por ndërkohë klubi ka aderuar në SuperLigën Europiane dhe një renditje mes 4 më të mirëve nuk do t’i nevojitet më klubit anglez dhe 11 të tjerëve që vendosën të shpallin eventin e ri.
Duke kaluar te ndeshja, “The Reds”, vuajtën teksa në pjesën e parë ishim më lart dhe arritën te avantazhi me Sadio Mane në 31’ por ekipi i Bielsa ja bëri shumë të vështirë sfidën miqve.
Në pjesën e dytë Leeds humbi të paktën 3 raste të pastra shënimi pa harruar edhe goditjen e traut pak minuta nga fundi dhe në një ndeshje të tillë të hapur mundësitë shënimit ishin të shumta për të dyja ekipet.
Gjithsesi u shpërblye për vendosmërinë me një gol në minutën e 87’ nga një korne teksa Llorente ishte autori I golit me kokë. Duhet thënë se barazimi ishte rezultati më I drejtë ndërsa shenjën e lane lojtarët e Leeds që në nxemje para sfidës zbritën në fushë me fanella kundër SuperLigës dhe mesazhet “Futbolli është për tifozët”.