Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ka njoftuar se në qytetin e Leposaviqit është zhdukur një femër.
Lajmërimin te organet e sigurisë e ka bërë nëna e viktimës.
Ky rast ka kaluar për hetim të mëtutjeshëm nga organet kompetente.
“Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja kosovare ka informuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


























