Analisti dhe gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq ka komentuar lëvizjet e fundit të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, pasi kryeministri Albin Kurti publikoi pamjet.
Mujanoviq në një postim në “X” ka thënë se nëse Kosova nuk është e sigurt, atëherë nuk është e sigurt as Bosnja, Mali i Zi e as Evropa.
Kryeministri Albin Kurti publikoi një video mbrëmjen e së enjtes, ku shihen forcat serbe duke patrulluar me mjete ushtarake.
I pari i Qeverisë tha se patrullimet ishin shumë afër kufirit me Kosovën.
Duke folur të premten në një konferencë me gazetarët, kryeministri Kurti tha se “nuk është normale që ato automjete ushtarake të vijnë vetëm disa metra afër kufirit”.