Libri i Presidentit Recep Tayyip Erdogan “Një botë më e drejtë është e mundur” u prezantua në ekranet LED në sheshin Times dhe rrugët në qendër të qytetit të Nju-Jorkut të Shteteve të Bashkuara Amerikës (SHBA), transmeton KosovaPost.
Prezantimi i librit të Presidentit Erdogan “Një botë më e drejtë është e mundur”, u bë në rrugët anësore dhe rrugët kryesore të Nju-Jorkut u në disa ekrane LED dhe kamionë celularë në sheshin Times.
Libri i Presidentit Erdogan u prezantua në gjuhën angleze së bashku me imazhet e tij në promovimin e organizuar nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës.
Ky libër, i cili nënvizon dilemat e politikës globale, duke përfshirë padrejtësinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin ndërkombëtar dhe anti-islamizmin, iu prezantua gjithashtu udhëheqësve të shteteve me të cilët Presidenti Erdogan do të takohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.trt