Krasniqi e ambasadori Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, sipas Krasniqit, bashkë me diplomatin britanik diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. Pavarësisht pozicionit politik, për PDK-në, interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj mbeten gjithmonë udhëzuesi ynë kryesor”, ka shkruar Krasniqi.

Kryetari i PDK-së thotë se vlerëson përkushtimin dhe kontributin e vazhdueshëm të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilat, sipas tij, luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të zhvilluar për vendin.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika