Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Gara për aksionin në Zubin Potok: Familjet e të zhdukurve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë

    Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

    “200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

    Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

    Sulmohet fizikisht infermierja gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

    Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

    Nën ndikim të alkoolit, një person në Istog sulmon nënën dhe gruan

    Nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, dy persona gjenden të fshehur në kamion

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

11 Qershor 2025, 9:15
në Kulturë
Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon
Share on FacebookShare on Twitter

 Nga Prof. Besnik Jaha

Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) ishte jo vetëm një akt politik e ushtarak i pjekurisë kombëtare, i cili rezultoi me aksione për mbrojtjen e trojeve shqiptare, por, mbi të gjitha, ishte edhe një shpërthim i vetëdijes kombëtare që frymëzohej nga ideali i Rilindjes Kombëtare.
Lidhja ishte momenti kur shqiptarët, të ndarë në katër vilajete, duke parë fatin e tyre të ishin mish për top, u bashkuan në mbrojtje të identitetit, gjuhës dhe të ardhmes së atdheut. Në thelb të Lidhjes qëndronte ideja rilindëse: shqiptarët janë një komb dhe meritojnë të jetojnë të bashkuar në tokat e tyre. Fryma e Rilindjes i bëri shqiptarët një. Fryma e Lidhjes e bëri Shqipërinë.
Sot, kur përballemi me sfida të reja, ndarje e përçarje, mungesë ideali dhe edukimi kombëtar (pjekurie kombëtare), duket se fryma e Rilindjes, që frymëzoi Lidhjen, na mungon më shumë se kurrë.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për atë energji bashkimi, për atë dashuri ndaj atdheut dhe kulturës sonë, për të cilën u sakrifikua prej aq shumë vetëmohuesve atdhetarë që (për)bashkoi Rilindja Kombëtare dhe që frymëzoi Lidhja Kombëtare Shqiptare e Prizrenit.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për frymën e Lidhjes dhe të Rilindjes Kombëtare, sepse pa të, në fakt, rrezikojmë të jemi.
Në vazhdim po jua sjell vendimet e Programit të Parë të Komitetit Politik Shqiptar të Stambollit, përpiluar më 30 maj të vitit 1878, botuar më 27 shtator 1878, ku shumë qartë, që në pikën e parë, thuhet: “…nga territori i viseve shqiptare mos të jepet asnjë grimcë toke për fqinjët e tyre, as kombet e tjera që kufizohen me ta.”.

Programi i Lidhjes së Prizrenit:

Stamboll, 30, maj 1878

Neni-1. Vetëlartmadhëria e sulltanit duhet t’i mbrojë të drejtat e shenjta të shqiptarëve, dhe nga territori i viseve shqiptare mos të jepet asnjë grimcë toke për fqinjët e tyre, as kombet e tjera që kufizohen me ta.
Neni-2. Të bashkohen të tri vilajetet e tanishme, pikërisht ai i Kosovës, i Shkodrës dhe ai i Janinës, dhe të formojnë një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë.” Në këtë vilajet të emërohet një vali i dijshëm, i zoti dhe i ndershëm, i cili i njeh nevojat e vendit, gjendjen, zakonet dhe mentalitetin e popullit.
Neni-3. Nëpunësit e juridiksionit administrativ dhe të gjykatave që do të shërbejnë në këtë vilajet (shqiptar) duhet ta dinë gjuhën e vendit, t’i kuptojnë çështjet dhe kërkesat që i paraqet populli, dhe duhet të emërohen me punë zyrtare ata që dinë të bisedojnë me vendasit pa përkthyes.
Neni-4. Mos të merret në konsideratë dallimi racor, fetar dhe ai klasor, por në mënyrë demokratike dhe të barabartë të bëhet zgjedhja e këshillave plenare. Popullsia e nahijeve duhet t’i zgjedhë këshillat plenare të nahijes, ndërsa këshillat plenare të nahijes t’i zgjedhin këshillat plenare të kazasë (rrethit). Këshillat e rrethit t’i zgjedhin këshillat e sanxhakut (qarkut), njëkohësisht prej këtyre këshillave duhet të zgjidhet Kuvendi i Madh (Përgjithshëm) i Vilajetit të Shqipërisë.
Neni-5. Për çdo vit Kuvendi do të vazhdojë me mbledhjet e tij punën dymujore në qendrën e Vilajetit. Nga anëtarët e zgjedhur të Kuvendit do të formohet Këshilli Drejtues, i cili do t’i zbatojë kërkesat e vendit, do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet, për ta përmirësuar gjendjen ekzistuese të popullsisë, si dhe do t’i paraqesë padrejtësitë dhe të metat e nëpunësve, me anë të një përfaqësuesi në cilësinë e prokurorit të përgjithshëm në Kuvendin e Përgjithshëm; kur paraqitet nevoja për të zhvilluar ndonjë procedurë gjyqësore, atëherë procesi gjyqësor me këta nëpunës do të bëhet në Kuvendin e Madh (Përgjithshëm), kurse vendimi që do të merret nga ai do të zbatohet edhe nga Qeveria Qendrore.
Neni-6. Vilajeti i Shqipërisë, korrespodencën, lajmërimet telegrafike dhe bisedimet do t’i bëjë me Portën e Lartë në gjuhën zyrtare osmane, ndërsa gjuhën shqipe do ta përdorë dhe zbatojë në gjykata, në mbledhje, konsultime, shkolla e progjimnaze që gjenden në viset e Shqipërisë dhe në ato që më vonë do të themelohen. Kurse, vetëm në disa dituri dhe shkenca, ku është e nevojshme, do të përdoret gjuha osmane. Korrespodenca, shkrim-leximi dhe mësimi do të zhvillohen në gjuhën shqipe, dhe nga të ardhurat e vilajetit që vijnë fitime, do të ndahet një sasi e mjaftueshme për përhapjen e diturisë dhe të arsimit. Në këtë mënyrë do të shpëtohet Shqipëria dhe shqiptarët nga errësira e mjerimi në të cilat janë lënë.
Neni-7. Duke mos i marrë në konsideratë dallimet fetare, duhet të organizohet dhe të formohet nga të gjithë shqiptarët një ushtri kombëtare, që pa dyshim se duhet të ketë më tepër se dyqind mijë-200.000-ushtarë. Për këtë ushtri elite, e cila do të formohet, do të ekzistojnë rregulla të posaçme ushtarake, kurse për aftësimin dhe ushtrimin e saj do të angazhohen oficerë edhe nga ana e shtetit.

Biblioteka: Atatürk Kitapliğı, Istanbul. Tercuman-i Şark, 15 (27 shtator 1878).

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

Gara për aksionin në Zubin Potok: Familjet e të zhdukurve meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë

14 minuta më parë
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

19 minuta më parë
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

21 minuta më parë
Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH