Limaj: Duhet krijuar shumica parlamentare për Kuvendin dhe Qeverinë

Deputeti i Nismës, Fatmir Limaj, tha se është e qartë se duhet të krijohet shumica parlamentare, e cila zgjedh edhe Kuvendin, edhe Qeverinë.

“Derisa ka pasur afat për të thirrur seancën, dhe në këtë drejtim kemi pasur 5-6 seanca, kështu që po e shoh njëfarë konfuzioni. Kuvendi i Kosovës ka pasur obligim që brenda muajit ta thërrasë seancën. Një gjë është e qartë, duhet të krijohet shumica parlamentare, e cila zgjedh edhe Kuvendin, edhe Qeverinë,” tha ai.

Limaj theksoi se është mjaftueshëm paqëndrueshmëri dhe se duhet të reflektohet. Sipas tij, do të ketë kapacitete për të krijuar një shumicë qeverisëse që reflektohet si në parlament, ashtu edhe në qeveri.

Limaj u shpreh i gatshëm për takim nëse Presidentja e vendit thërret, por shtoi se nuk është e nevojshme sepse gjithçka, sipas tij, është brenda afateve.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish