Kandidati për deputet dhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, villoi një vizitë në një fabrikë të prodhimit të dyerve dhe dritareve në Ferizaj, ku diskutoi nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen prodhuesit vendorë.
“Prodhuesit vendorë janë baza e forcimit të shtetit”, deklaroi Limaj.
Ai vuri në pah rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore si një prioritet kyç për zhvillimin ekonomik, duke theksuar se fuqizimi i tyre ofron zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.
“Ne zotohemi se do të punojmë për ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përkrahjen e plotë të biznesit vendor. Fuqizimi i prodhuesve vendorë është rruga drejt një shteti më të fuqishëm,” shtoi ai.