Një person në Lipjan ka njoftuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore.
Pas lajmeërimit të rastit njësit përkatëse të deminimit dalin në vendin e ngjarjes.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim i FSK-së dhe KFOR-it që e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve pa ndonjë incident.