Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video përmbledhëse të disa prej ngjarjeve kryesore të pushtimit të pajustifikuar.
Në fakt, videoja nis me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili thotë se ka aprovuar nisjen e një operacion special ushtarak.
Më pas ajo shfaq pamjet se si forcat ruse sulmojnë spitale, ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera civile.
“Liria është religjioni ynë” tregon se si me heroizëm ushtria ukrainase i kundërvihet forcave pushtuese duke bombarduar objektivat ushtarake ruse.