13 persona kanë marrë trajtime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas aksidentit që ndodhi në Vragoli, ku mbeten 30 të lënduar.
Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha për teve1.info tha se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.
“ Janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.
Ndryshe, doktoresha Qëndresa Makolli nga Qendra e Kryesore e Mjekësisë Familjare në Bresjenë një deklarim për Tëvë 1 ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes ndihmë mjekësore u kanë dhënë 17 personave , ndërsa disa të tjerë janë referuar për qendrat më të afërta mjekësore.
Makolli ka thënë se lëndimet e personave kryesisht kanë qenë në gjymtyrë, të cilët kanë pasur gërvishtje dhe prerje.
Rreth 30 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.