Tuneli afër pendës së liqenit të Ujmanit është liruar për qarkullim.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se ky ishte një ndër problemet që kanë hasur kur kanë marrë në udhëheqje Ministrinë.
“Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim. Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojmë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejmë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojmë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja”, shkroi Aliu në Facebook.