LIVE/ Teatrit Kombëtar i vune ruspën, protestuesit: Poshte diktatura! Lufta sapo nisi!

E TURPSHME! E shembën Teatrin Kombëtar. Natën. Në kohë pandemie. Zgjodhën orën  4:30 e mëngjesit të së dielës, kur i gjithë qyteti dremit. Qindra forca policie, e RENEA me kapuçë të zinj mësynë teatrin. Nxorrën zvarrë aktorët nga ambientet e Teatrit dhe më pas i vunë ruspën. Një veprim i tillë ndermerret kur vendimet e qeverisë dhe të bashkisë janë paditur si antikushtetuese dhe antiligjore ne Gjykaten Kushtetuese por dhe në SPAK.

Presidenti Ilir Meta deklaron: “MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.” Ndërkohë kryeministri Rama përmes një video ne facebook deklaron se ata që ngrihen kundër nuk duan zhvillimin.

Ora 13: 32  Thirrje per protesta

Aktivisti dhe gazetari Ervin Goci:  Godina eshte goditur ne momentin kur ka pasur njerez brenda. Kam pare operacioni te marinsave. Erdhen naten. Sic e bene do marrin shperblimin. Do marrim drejtesi per kete tmerr qe ndodhi sot. Lufta sapo ka nisur. Dua te denoncoj delegacionin e BE-se qe beri një reagim qesharak lidhur me situaten. 

Ai ben thirrje per protesta. 

“Nese ne nuk reagojme do i japim kurajo atyre. Pas teatrit do te vije tmerri.” 

Regjisori Edmond Budina i ben thirrje qytetareve per mos bindje civile ndersa presidentit Ilir Meta te shperndaje parlamentin

“Mosbindje civile. I kërkojmë presidentit të shpërndajë parlamentin ilegjitim. I bëj thirrje presidentit Ilir Meta të shpërndaje parlamentin. Ne tashmë jemi kthyer në diktaturë. Këtu u varros demokracia.”

Nga komisariati u lirua aktori Neritan Licak nderkohe regjisori Robert Budina vijon te jete ne komisariat.

Ora 12: 13 Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ben thirrjen urgjente ne facebook
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarë të Tiranës të na bashkohen tek kordoni policor që tē vendosim drejtēsi për Teatrik Kombëtar!”

Ora 12:02 Vijon te jete e tensionuar situata para Teatrit Kombetar.  Degjohen thirrje: Poshte diktatura! Poshte komunizimi! Forca te shumta policie, me  mburoje jane mobilizuar tek pedonalja, ndersa ka dhe te shoqeruar.

Nderkohe ne seline e PD-se vijon takimi i krereve te partive te opozites.

Prej oreve te mengjesit situata eshte e tensionuar ne hyrje te bulevardit ku dhe policia ka vendosur kordon dhe here pas here ka përpasje me protestuesit. Nderkohe policia ka shoqeruar deri tani mbi 20 persona, mes tyre aktore, perfaqesues te shoqerise civile dhe ish deputete te opozites.

 

Vijojne perplasjet me policine. 

“Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve.” 

Ora 09:32 Ne disa momente ka perplasje mes qytetareve qe jane mbledhur dhe policise. Ndiqeni live 

Ora 09:00 Gjuzi shkon tek teatri. Protestuesit: Ik, lër mandatin

Protesta vazhdon te Teatri Kombëtar. Ndërhyri policia. Bashkia ka vendosur të shembë ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar, por vendimet e qeverisë dhe të bashkisë janë paditur si antikushtetuese dhe antiligvjore pranë organeve të drejtësisë.

Të ngjajshme

Lajmi tjeter

Tjera nga rubrika