Lladrovci nuk harron Jasharajt (Foto)

Lladrovci nuk harron Jasharajt (Foto)

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe asmbleistët e ri të kësaj komune, pas betimit solemn që bënë sot, ata bënë një veprim tejët madhështor duke vizituar Memorialin e Jasharajave në Prekazin legjendar.

Së bashku me Lladrovcin në Prekaz ishte edhe kryetari i ri i Skënderajt Bekim Jashari të cilin Lladrovci e ka mik të mirë.

Me ketë rast Lladrovci premtoj se së bashku me Bekim Jasharin do ta bejnë Drenicën ashtu siç e duan qytetarët e saj, shkruan Kosova Post.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Pas betimit solemn para Asamblesë së re të Komunës së Drenasit, të gjithë së bashku shkuam te Memoriali i Jasharajve në Prekaz dhe vendosem lule pranë vendit ku prehet Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe anëtarët tjerë të kësaj familjeje të lavdishme.

Sot, filloi kapitulli i ri në qeverisjen e re të Drenasit, për mandatin e ardhshëm, me zotimet e njohura: ligj, transparencë e llogaridhënie. Së bashku me asamblistët do ta bëjmë Drenasin më të mirë. Po ashtu, me Kryetarin Bekim Jashari, do ta bëjmë edhe Drenicën më të mirë, ashtu siç e duan qytetarët.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari!

 

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh