Analisti, Fatos Lubonja duke komentuar raportin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me atë të Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar kryeministrin kosovar pak më të kujdeseshim.
Lubonja ka vlerësuar se kryeministri Rama ka krijuar një konflikt me secilin udhëheqës të Kosovës.
Ndërsa ai ka theksuar se shqiptarët historikisht kanë treguar se nuk kanë qenë të zotë ta vënë interesin kombëtar para atij personal.
Për të, shqiptarët kanë kulturën e 1 që të tjerët i sheh si 0.
“Në rastin konkret unë gjykojë që Albini ka qenë më shumë në pozita mbrojtëse se sa Rama edhe pse ambiciet mund t’i ketë të mëdha njëlloj si Rama, në kuptimin që është treguar pak më i kujdesshëm. Ndërkohë që Rama e ka treguar edhe me udhëheqës tjerë të Kosovës që s’ka lënë asnjë nga ta pa krijuar një konflikt. Historikisht shqiptarët nuk kanë qenë të zotë për të vënë në plan të parë një interes shoqëror, kombëtar e komunitetit, varësisht nga situata përpara interesave të tyre personale, egove të tyre. E kanë treguar këtë edhe në moment mjaft dramatike të vendit. Përgjithësisht shqiptarët kanë kulturën e 1 që tjerët i shikon si 0”, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË 1.
Lubonja më tej ka konsideruar se udhëheqësit shqiptarë nuk kanë aftësi dialoguese.
“Këta dy kanë pasur fusha të ndara se po të kishin qenë në Shqipëri të dy do të ndodhte diçka e ngjashme në historinë e Shqipërisë siç ka ndodhë midis Sali Berishës e Fatos Nanos, apo Edi Ramës e Sali Berishës, që tek e fundit është përkthyer në paaftësinë për dialog, për të marr secili pjesën e vet, për të përfaqësuar secili diçka dhe të dal e mirë për të gjithë”, ka shtuar ai.