Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tr@gjedia në Vjenë, raportohet se tre nga vi*ktimat janë nga Kosova – një nga Bosnja

    Çmimet e naftës do të bien edhe në Kosovë

    Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve

    Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish

    Zelensky: Kemi disa ide se si ta përfundojmë lu*ftën me Rusinë

    IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

    Përvetësim i mallit të kontrabanduar, arrestohet 1 polic, 4 nën hetime

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Erdogan apelon për përfundim të shpejtë të lu*ftës “të pakuptimtë dhe të paligjshme” të SHBA-së dhe Izr@elit me Iranin

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lufta hibride: Gjermania përgatitet kundër ndikimit rus

28 Mars 2024, 11:11
në Botë
Lufta hibride: Gjermania përgatitet kundër ndikimit rus
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser paralajmëroi për përpjekjet e reja të Moskës për të ndikuar në opinionin publik. Çfare do te thotë ky paralajmërim?

Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, propagandë dhe taktika të tjera për të ndikuar në opinionin publik në Gjermaniështë real dhe është në rritje, thotë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. “Rreziqet kanë arritur një nivel të ri”, tha Nancy Faeser për gazetën Süddeutsche Zeitung.

Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur Gjermania përgatitet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor dhe për zgjedhjet në tri lande të Gjermanisë në shtator. Ekziston shqetësimi në rritje se Moska do të përpiqet të fitojë mbështetje për partitë pro-ruse si Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gjermania ka qenë prej kohësh një objektiv i operacioneve të ndikimit rus. Që nga fillimi i pushtimit të përgjithshëm të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, shumë prej këtyre operacioneve kanë synuar minimin e mbështetjes për Ukrainën. “Tani bëhet fjalë për të treguar vendosmërinë dhe forcën përballë kësaj dhe ekspozimin se si vepron pala tjetër”, tha Rüdiger von Fritsch, një ish-ambasador gjerman në Moskë dhe ish-zëvendës president i BND, shërbimi i inteligjencës së jashtme gjermane.

Çfarë është lufta hibride?

Termi “luftë hibride” përshkruan një strategji komplekse që kombinon mjetet ushtarake me metoda jokonvencionale, duke filluar nga rritja e presionit ekonomik deri te përhapja e propagandës. Nuk është një fenomen i ri. Për shekuj me radhë, vendet kanë përdorur mjete joushtarake për të ndikuar në opinionin publik jashtë vendit.

Por gjatë dy dekadave të fundit, rritja e internetit dhe rrjeteve sociale u ka dhënë atyre një arsenal krejtësisht të ri armësh në internet: në ato që njihen si operacione “hack-and-leak”, hakerët fitojnë akses në informacione të ndjeshme ose konfidenciale dhe më pas e lëshojnë atë në mënyrë strategjike për publikun. Sulmet kibernetike mund të përdoren gjithashtu për të rrëzuar infrastrukturën kritike të një vendi, duke përfshirë makinat dhe softuerin e përdorur në zgjedhje. Në të njëjtën kohë, platformat e mediave sociale përdoren për të përhapur informacione të fabrikuara ose të gabuara. “Bota digjitale është një ëndërr e realizuar për shërbimet e inteligjencës”, tha von Fritsch për DW.

Si funksionon kjo luftë?

Lufta hibride shpesh përshkruhet si një formë e “luftës hije” që zhvillohet jashtë syve të publikut dhe nuk shpallet kurrë zyrtarisht. “Koncepti i luftës hibride është se në fillim nuk e vëreni se po ndodh,” tha për DW, Leslie Schübel, një eksperte për Rusinë në Fondacionin Körber me qendër në Hamburg.

Në janar, qeveria gjermane tha se kishte zbuluar një fushatë të koordinuar disinformimi rus në Platformën X, dikur Twitter. Gjatë kësaj fushate janë shpërndarë më shumë se një milion mesazhe përmes profileve të rreme, duke nxitur histori të rreme ose mashtruese, të tilla si ajo, se ndihma për Ukrainën e shkatërruar nga lufta po neglizhonte nevojat e qytetarëve të Gjermanisë.

Duke përhapur mesazhe të tilla në një numër të madh platformash online, Rusia dëshiron të realizojë synimet e saja dhe të nxisë një ndjenjë legjitimiteti rus. Qëllimi, thonë ekspertët, është thellimi i përçarjeve në rrjetet sociale, nxitja e zemërimit dhe mbjellja e mosbesimit në proceset demokratike dhe mediat. “Për Rusinë, përhapja e dyshimit është tashmë një sukses,” thotë Schübel.

Efektet e fushatës

Ndërsa shumica e formave të luftës hibride mbeten në hije, disa operacione bëhen publike qëllimisht. Në fillim të marsit, kreu i televizionit shtetëror rus RT publikoi një bisedë konfidenciale midis zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë. Afera turpëroi ushtrinë gjermane dhe shkaktoi bujë diplomatike. “Por kjo çështje i shërben edhe Putinit,” thotë Maria Sannikova-Franck, e cila drejton programin e Rusisë në qendrën e mendimit të Berlinit, Zentrum Liberale Moderne.

Në një bisedë të përgjuar mes oficerëve gjermanë, zyrtarët mund të dëgjoheshin duke diskutuar skenarë të mundshëm të një lufte në Ukrainë. Pas publikimit të bisedës, media ruse pretendoi se kaseta zbuloi se ushtria gjermane kishte diskutuar plane të rëndësishme dhe specifike për të sulmuar territorin rus.

“Imazhi që ai (Putini) dëshiron të krijojë është se Gjermania dhe Perëndimi kërcënojnë Rusinë dhe se ai e ka zbuluar me sukses këtë kërcënim”, tha Sannikova-Franck për DW. “Ajo largoi me sukses edhe vëmendjen nga vdekja dhe varrimi i liderit opozitar Alexei Navalny,” thotë Sannikova-Franck.

Navalny, i cili ishte një nga kundërshtarët më të hapur të Putinit në Rusi, vdiq në mes të shkurtit në moshën 47-vjeçare në një burg. Ai u varros më 1 mars, në të njëjtën ditë kur u publikua biseda e përgjuar e oficerëve gjermanë.

Si të luftoni kundër luftës hibride

Përballimi i luftës hibride kërkon një qasje të shumëanshme, bien dakord ekspertët. Vendet duhet të sigurojnë që infrastruktura e tyre kritike, përfshirë teknologjinë e votimit, të jetë e mbrojtur në mënyrë adekuate kundër sulmeve kibernetike. Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e informimit të qytetarëve për taktikat e dezinformimit dhe se si çdo informacion që ata hasin në internet mund të dizajnohet qëllimisht për t’i mashtruar dhe manipuluar ata.

“Është e rëndësishme të zbulohen mekanizmat e kësaj propagande – si funksionon, si ndikon tek ne, si ndikon në opinionin”, thotë Sannikova-Franck.

Etiketat: GjermaniaLufta HibrideRusia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

10 muaj më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

10 muaj më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

10 muaj më parë
Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH