Një luftanije amerikane lundroi në ujërat pranë Tajvanit, ndërsa Kina zyrtare ka reaguar ashpër, duke e cilësuar kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit, transmeton Kosova Post.
“Kina ka përcjell me kujdes lëvizjen e anijes luftarake amerikane e cila ka lunduar në ujërat pranë Tajvanit dhe është e gatshme të kundërpërgjigjet të gjitha kërcënimeve dhe provokimeve”, tha zëdhënës i Komandës së Qarkut Ushtarak Lindor të Ushtrisë Kineze, Kolonel Zhang Chunhui, në një deklaratë të lëshuar sot, raporton Reuters, transmeton Kosova Post.
Ai, gjithashtu deklaroi se aksionet e tilla amerikane janë sinjal i gabuar ndaj Forcave të Tajvanit dhe se veprimet e tilla në detin tajvanez rrezikojnë paqen e stabilitetin.
Ndryshe, Flota e Shtatë e Marinës Amerikane, kishte bërë të ditur se luftanija “Curtis Wilbur” kreu një lundrim tranzit përmes Detit Tajvan “në përputhje me ligjin ndërkombëtar”./Kosova Post/