Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një kumtese për media ka përkujtuar 20vjetorin e vdekjes veprimtarin Ismet Rracin.
“Me natyrën e tij prej atdhetari të çmuar, u bë zë i kërkesës së qytetarëve të Klinës për një të ardhme më të ndritur të popullit dhe vendit të tij”, tha Abdixhiku.
Ish-Kryetari i Klinës, Ismet Rraci u vra më 23 prill të vitit 2001, dy vite pas përfundimit te luftës.
Ismet Rraci, kryetar i degës së LDK-së njëherësh edhe kryetar i Komunës së Klinës, themelues i LDK-së, ishte vrare pranë banesës së tij deri sa po vinte në punë nga persona që akoma mbesin të panjohur./kk