Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, inka reaguar reaguar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se “fetë erdhën e shkuan”.
Përfaqësuesi i PDK-se, Lushtaku ka thënë se partitë dhe liderët kanë ardhur e kanë ikur, ndërsa islami ka mbetur një shtyllë e përhershme që i ka mbijetuar çdo sfide.
“Kurti dhe ideologjia që ai përfaqëson do të jenë një faqe e përkohshme në librin e historisë sonë, ndërsa Islami do të vazhdojë të mbetet i rrënjosur në zemrat e njerëzve, si frymëzim për moralin, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë sonë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook”.