Komisioni për media ka shqyrtuar çështjen për shkarkimin e bordit të RTK-së, shkruan Kosova Post.
Në lidhje me këtë çështje, nënkryetari i këtij komisioni Mërgim Lushtaku ka thënë se shkarkimi i këtij bordi nuk duhet të bëhet për çështje politike të shtetit por që ky shkarkim është i vullnetshëm nga të tjerët dhe ne e dijmë që kjo po bëhet për çështje politike.
Tutje ai tha se RTK-jq nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, ka mangësi duke theksuar raportimin lidhur me buxhetin.
“Mediumi i RTK-së ka ngecje të mëdha por të gjeturat nuk kanë qenë aq evidente për një shkarkim të tillë. Jam dakord që të ketë ndryshime në Ligjin për RTK-në sidomos në aspektin menaxherial”, tha Lushtaku.