Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk ka arritur as për herë të katërt të marrë votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sallën plenare të Kuvendit, në përpjekjen e gjashtë për konstituimin e këtij institucioni.
Ndryshe nga hera e shkuar kur paraprakisht kishte një takim konsultativ me partitë politike, para nisjes së seancës, këtë herë kryesuesi nuk pati një ftesë të tillë.
Vetëvendosje ka deklaruar se Albulena Haxhiu është sërish emri që do të propozohet për të qenë kryeparlamentare.


























