Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke vënë në dukje se Turqia është një aleat i rëndësishëm në çështjen e emigracionit, i bëri thirrje vende të Bashkimit Evropian (BE) për të punuar bashkë me Turqinë, transmeton Kosova Post.
Në një prononcim të bërë për kanalin televiziv francez “France 5”, Macron paralajmëroi vendet e BE-së se “nëse Turqia hap portat, në Evropë do të shkojnë 3 milionë refugjatë”.
Ai tha se Turqia është një aleat i rëndësishëm në çështjen e emigracionit, një aleat i NATO-s dhe një partner i rëndësishëm tregtar, për këtë arsye nevojitet një dialog i mirë me Turqinë.
“Nëse Bashkimi Evropian i thotë Turqisë ‘Tani ne nuk punojmë me ju, nuk ka negociata’, Turqia mund të hapë kalimin kufitar brenda një nate dhe BE mund të mbetet ballë për ballë me problemin e 3 milionë refugjatëve”, tërhoqi vëmendjen Presidenti i Francës, Emmanuel Macron./trt/