Prej se është hapur afati i transferimeve apo merakato e janarit skuadra italiane, AC Milan, nuk ka bërë ndonjë lëvizje sa iu përket blerjeve të reja apo shitjeve, shkruan KosovaPost.
Megjithatë, një blerje shumë të nxituar duket se do skuadra italiane do ta zyrtarizoj sot.
Marko Lazetic, gjatë ditës do të kryej kontrollet mjekësore në klinikën “La Madonnina”, para se të shkojë në Casa Milan për të nënshkruar kontratën që do ta lidh me klubin italian.
Në vend që të bashkohet me ekipin Primavera, Lazetic do të dërgohet menjëherë në ekipin e parë duke qenë se Pietro Pellegri pritet të largohet.
Ai nuk do të ketë një rol të madh apo minuta të mëdha në fillim duke pasur parasysh praninë e Zlatan Ibrahimović dhe Olivier Giroud, por Milani mëton të ardhmen me të.