Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, përcjell KosovaPost.
Kryesuesi Maloku ka falënderuar ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar po jep për sistemin prokurorial në shumë fusha, që lidhen me avancimin e këtij sistemi.
Gjatë këtij takimi, kryesuesi Maloku e ka njoftuar ambasadorin Abbott me punën dhe veprimtarinë e KPK-së, aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe ato që parashihet të realizohen gjatë vitit 2022, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.
Në anën tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është mirënjohës për diskutimin e hapur dhe të sinqertë.