Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent do të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake që do të realizohet në Belize.
Kjo pjesëmarrje bëhet në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar.
Tutje, bëhet e ditur se kontingjenti i FSK-së ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ky trajtim është realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim./Kosova Post/