Maloku: Zgjedhjet e reja do të prodhojnë elitë të re politike, ‘komandantët’ të shkojnë në shtëpi

Maloku: Zgjedhjet e reja do të prodhojnë elitë të re politike, ‘komandantët’ të shkojnë në shtëpi

Analisti i qështjeve politike si dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku në një intervistë për media ka folur rreth disa qështjeve më të rëndësishme aktuale në vend, ai ajo e ides së presidentit Thaçi, për korrigjimin e kufinjëve, formimin e asociacioneve të komunave me shumicë serbe, formimin e ushtirisë së Kosovës, dhe shumë tema të tjera relevante, raporton Kosova Post.

Bazuar në ngjarjet e fundit lidhur me atë se si janë duke funksionuar institucionet relevante, Maloku si si profesor universitar shfrytësoj rastin që tu vendos nota dy institucioneve më të rëndësishme në vend, ku sipas tij Kuvendi meriton notën pesë ndërsa qeverisa kaluse, për vetë faktin se Kuvendi është duke krijuar ngërqe politike në vend.

I pyetur rreth idesë së presidentit Thaçi për korrigjimit të kufijëve, Maloku tha se një gjë e tillë nuk është dashur të bëhet pa njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia e më vonë të hapen pazaret, duke shtuar më tutje se kompenencat e presidentit janë si të një “kryeplaku të katunit” por që në fakt vendimet duhet të merren nga Kuvendi.

“Kjo ide është e hershme, si mund të bëhet korrigjiimi kur Serbia ende nuk na ka njoft, ky është hapi i parë që duhet të bëhet, pra njohja duhet t’i paraprinë dhe pastaj kur të bëhet njohja atëherë hapën pazaret, shikohet ku kemi problem. Por, ktu e kemi një ide që e ka hedh presidenti i cili herë thotë këmbim e herë korrigjim, kjo është një kaos një konfuzion dhe unë po them që kjo është ndal dhe nuk besoj që ka gjasa të zhvillimi tonë që kjo të shkojë më tutje. Ne e kemi një kushtetut ku kompetencat e presidentit janë kompentenca të një “kryeplaku të katunit” këtu vendimmarrës është Kuvendi”, tha Maloku, duke vazhduar me tutje se idea për korrigjimin e kufinjëve është krijuar siç thotë ai nga “trojka”
“Idea e korrigjimit të kufinjëve që e ka prodhu presidenti i vendit apo “trojka”, unë e them Thaçi, Vuçiq edhe Rama, kjo dihet publikisht, këtë e ka thënë edhe gazetartë më eminent. Edi Rama është kombarë i Vuçiqit, Thaçi është veç një ekzekutues për mendimin tim, kjo ide ka sjell shumë pasoja”, shoti Maloku.
Më tutje i pytur për atë se çfarë rreziku do të sjellte formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se a ekzistonë mundësia e krijimit të një republike Sërbska, Maloku tha se një gjë e tillë edhe mund të ndodh.

“Hipotetikisht është gjithçka e mundur, por në çoftëse bazohemi në marrëveshjen e 2013 dhe 2015, Serbia me dorë të vetë e ka nënshkru që asociacioni do të jetë me kompetenca të cilat janë të bazuara në Kushtetutë, dhe kur erdhi në Kosovë Kushtetuta e dha mendimin e vet dhe tha se nuk është në binaret e Kushtetutes. Ky është një absurd t’i i ki 95% shqiptarë e 5% minoritet dhe është shpallë si një shtet multietnikë. Nëse flasim për opsinet e korrigjimit atëherë po i hym krejt Ballkanit, atëherë pse mos me hap opsionin e bashkimit kombëtar, por kjo prodhon luftë dhe derdhet shumë gjakë andej e këndej”, u shpreh Maloku.

Ndërsa sa i përket asaj se sa janë të rëndësishme dhe të domosdoshme zgjedhjet e reja në vend, Maloku u shpreh i bindur se zgjedhje të tilla nuk mund të ndodhin pa ndryshimin e Kushtetutës.
“Zgjedhjet nuk munden me ardh me këtë Kushtetutë dhe më këtë proces zgjedhor.

Pa u ndryshu Kushtetuta. Pa u ndryshu Kushtetuta, ligji zgjedhor nuk bon se nuk ëshhët kompatetibile, ajo është një “kmish e ngusht”. Aludimi i LDK-së me shku në zgjdhje pasi që e kanë një përceptim që ata janë partia e parë, dakord, por ndryshimi ligjit zgjedhor ka me prodhu elitë të re politke që ka me ardh me kërkesa edhe oferta tjera. Këta “ komandantat e luftës” le të shkojn në pension , edhe kta institucionalistat se tash kta janë në opozitë e të shohum opsione tjera të reja, të njerzve të ri”, tha Maloku, raporton Kosova Post.