Trajneri i Italisë, Roberto Mancini është i befasuar që Gigio Donnarumma nuk është një titullar i rregullt në PSG dhe këmbëngul se Jorginho e meritonte Topin e Artë, përcjell KosovaPost.
Strategu italian dha një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” duke diskutuar për vitin 2021 të Azzurëve.
Italia fitoi Euro 2020, por nuk arriti të fitoj grupin e saj kualifikues për Kupën e Botës, që do të thotë se do të duhet të kualifikohen për në Katar 2022 përmes play-off-it.
Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe mund të takohet Turqinë ose Portugalinë në finale.
Mancini ka besim se Azzurrët do të kualifikohen për në Kupën e Botës.
“Ne do të shkojmë në Katar sepse jemi të fortë. Ne ishim ekipi më i mirë në Euro, të cilin e fituam me meritë”, deklaroi ai.
“Ne kemi humbur vetëm një ndeshje në tre vjet. Një lojë kur kishim vetëm dhjetë lojtarë. Asnjëherë nuk kemi rrezikuar të humbim ndeshjet e tjera”.
Mancini është penduar për rrugën kualifikuese të Italisë. Italia barazoi 0-0 në të dyja ndeshjet kundër Zvicrës, me Jorginhon që humbi nga një penallti në dy.
“Unë shpesh mendoj për shanset që kemi humbur”, shtoi trajneri.