Maqedonci: Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë marrë pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, përcjell KosovaPost.

“Në takimin e udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus”, ka bërë të ditur Maqedonci në profilin e tij Facebook.

Ai ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika