Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me nënsekretaren në detyrë të Mbrojtjes për Politikë, Sasha Baker.
Në këtë takim është bërë e ditur se kanë diskutuar për raportet dypalëshe ushtarake dhe për stërvitjet e trajnimet e ardhshme.
Maqedonci ka thënë se në këtë takim ka shprehur përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës për Ukrainën dhe gatishmërinë për të pritur personel ukrainas për trajnim në fushën e çminimit.
“Diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ushtarake dhe stërvitjet e ardhshme”, ka shkruar Maqedonci në “X”.
Ministri po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës