Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 viktima dhe 30 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.524, ndërsa numri i vdekjeve në 5.184.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 359 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 143.427 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 749.727 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.658 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.913.(AA)