Ministrat e Jashtëm të vendeve të mëdha demokratike të Grupit të Shtatë (G7) po mblidhen në ishullin italian Capri për bisedime treditore.
Takimi është lënë në hije nga pritjet për një hakmarrje izraelite kundër Iranit për sulmet e tij me raketa dhe dron gjatë fundjavës.
Italia, e cila mban presidencën e radhës të G7-ës, ka kërkuar armëpushim në Gaza dhe një de-përshkallëzimin në Lindjen e Mesme më të gjerë.
“Në sfondin e tensioneve të forta ndërkombëtare, G7-a e udhëhequr nga Italia ka për detyrë të punojë për paqen”, tha në një deklaratë ministri i jashtëm Antonio Tajani.
G7 premtoi mbështetje për Izraelin pas sulmit.