Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 39 viktima dhe 603 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 149.221, ndërsa numri i vdekjeve në 4.595.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 126.234 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 700.728 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.596 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 18.392.(AA)