Maqedonia dhe Shqipëria përfitojnë nga taksa 100 për qind

Maqedonia dhe Shqipëria përfitojnë nga taksa 100 për qind

Tregtarët maqedonas dhe ata nga Shqipëria janë përfituesit më të mëdhenj nga vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për produkte të mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Mbi 7 milionë euro është rritur importi nga 21 nëntori i vitit të kaluar deri më 25 dhjetor nga Maqedonia, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. E përveç Maqedonisë, nga kjo taksë kanë përfituar edhe produktet nga Shqipëria.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, importi nga ky vend është rritur për rreth 2 milionë euro më shumë sesa në muajin tetor të 2018-s. Por, krahasuar me vitin e kaluar, del se importi nga Shqipëria është rritur rreth 9 milionë euro.

Përveç vendeve fqinje, përfitues të taksës del të jenë edhe vendet e Bashkimit Evropian, shkruan kohaditore.