Siç është raportuar nga ekipi katalanas, kjo është një procedurë terapeutike që do ta lë atë së paku për dy muaj jashtë fushave.Portieri gjerman tashmë kishte shqetësime në fund të sezonit 2019-20. Në fakt, ai iu nënshtrua një artroskopie në fund të gushtit të kaluar dhe përfundoi duke qenë jashtë për dy muaj e gjysmë.
Edhe vet Ter Stegen ka njoftuar se operimi ka shkuar mirë dhe se fokusi tani është në rikuperimin e tij sa më të shpejtë.
29 vjeçari shkroi në rrjetin e tij social, Twitter, duke njoftuar tifozët për operimin e tij.
“Gjithçka shkoi mirë sot. Tani fokusi është në rikuperimin tim”, tha ai.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen tuaj gjatë tre ditëve të fundit”, përfundoi Ter Stegen.