Liderja e partisë së djathtë franceze, Fronti Kombëtar, Marin Le Pen, deklaroi se pozicioni i Bashkimit Evropian dhe sanksionet anti-ruse përfaqësojnë një gabim historik dhe gjeopolitik, transmeton Kosova Post.
“Udhëheqësit e BE-së nuk e kuptuan rëndësinë e trazirave të historisë, ata janë akoma të ngrirë në Luftën e Ftohtë me qëndrime që drejtohen ekskluzivisht ndaj Shteteve të Bashkuara dhe krahut të tyre të armatosur – NATO”, tha Le Pen.
Politikanja franceze shtoi se marrëdhëniet me Rusinë janë të rëndësishme dhe të domosdoshme. Sipas mendimit të saj, askush nuk mund të injorojë rolin dhe vendin e Rusisë në rendin botëror.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Brukselit u përkeqësuan në vitin 2014. Bashkimi Evropian më pas vendosi sanksione ndaj Rusisë, duke e akuzuar atë si përgjegjëse për situatën në Ukrainë dhe duke shprehur pakënaqësi me ribashkimin e Krimesë me Rusinë.
Negociatat për një lëvizje pa viza dhe një marrëveshje të re bashkëpunimi themelor janë pezulluar, zyrtarët rusë janë ndaluar të hyjnë në vendet e BE-së dhe pasuritë bankare të tyre janë ngrirë.
Masat kufizuese tregtare, financiare dhe ushtarake gjithashtu janë pezulluar.
Si përgjigje, Rusia ka ndaluar importin e një numri të madh të produkteve ushqimore nga vendet e BE-së.