Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vijnë edhe fjalët e para nga Toni Kuka pas të argjendtës së Distrisë

    Vijnë edhe fjalët e para nga Toni Kuka pas të argjendtës së Distrisë

    40 vjet Schengen, Gërvalla: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave evropiane

    40 vjet Schengen, Gërvalla: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave evropiane

    SHBA falënderon Kosovën: Jeni vendi i parë në Evropë që pranoni shtetas të dëbuar nga Amerika

    SHBA falënderon Kosovën: Jeni vendi i parë në Evropë që pranoni shtetas të dëbuar nga Amerika

    Mesiq për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Nëse do të prekej njëri shtet, dy tjerët reagojnë

    Mesiq për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Nëse do të prekej njëri shtet, dy tjerët reagojnë

    Erdogani në samitin në Tiranë: I gatshëm të ri-ndërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë

    Presidenti Erdoğan kryeson takimin e sigurisë në Ankara pas su*lmeve të Izraelit ndaj Iranit

    Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë

    Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë

    KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

    KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec

    Presidenca i përgjigjet OVL-UÇK-së: EULEX-i e Specialja janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi

    Osmani: Distria është krenaria jonë, urime për këtë triumf historik

    Hysni Gucati thotë se po i refuzohet vizita në Hagë: Nuk po më japin asnjë arsye

    Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

    Historia e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

    Historia e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

    Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

    Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

    Kalendari histori, 6 korrik

     Kalendari historik, 29 maj

    Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi (Foto)

    Mjeshtëria e veshjeve arbëreshe e ruajtur brez pas brezi

    Sllovenia mendon të tërhiqet nga Eurovizioni për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Sllovenia mendon të tërhiqet nga Eurovizioni për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Kalendari historik,24 korrik

    Kalendari historik, 28 maj

    Kalendari historik, 18 nëntor

    Kalendari historik, 27 maj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Marrëveshje për normalizim apo për status quo

28 Shkurt 2023, 13:40
në Lajme
Marrëveshje për normalizim apo për status quo
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësit e çështjeve politike thonë se mosnënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin Kosovë-Serbi nxjerr në pah mospajtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me këtë dokument.

Dy udhëheqësit u takuan të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Në tryezë të diskutimeve kishin një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, që u titullua “Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi takimin, tha se palët u dakorduan për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Borrell tha se tani do të pasojnë negociatat për të përcaktuar modalitetet e zbatimit të saj.

Kurti dhe Vuçiq konfirmuan se kanë rënë dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por thanë se nuk kanë nënshkruar asgjë dhe për këtë fajësuan njëri-tjetrin.

Kurti tha se ka qenë i gatshëm për nënshkrim, por se pala serbe ka refuzuar.

Vuçiq tha se ka qenë Kurti ai që nuk ka qenë i gatshëm ta pranojë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. E, në mesin e tyre është edhe Marrëveshja për Asociacionin, e cila është arritur në viti 2013, por nuk është zbatuar kurrë.

Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se ka qenë e pritshme që palët të mos e nënshkruajnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Sipas tij, formati i takimit të 27 shkurtit ishte i tillë që nuk siguronte mundësi për nënshkrimin e saj.

“Për t’u nënshkruar Marrëveshja, duhet të ketë palë garantuese të fuqishme, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – natyrisht, të përfaqësuara në nivele më të larta sesa nivelet e ndërmjetësuesve, të cilët, praktikisht, e kanë pasur për detyrë që ta përgatisin marrëveshjen, por jo të jenë garantues të nënshkrimit të saj. Mendoj se ky ka qenë problemi themelor, ndonëse, në takimin trepalësh, doli pastaj çështja e zbatimit. Serbia ka insistuar që të nisë me Asociacionin, me çka Kosova, kryeministri Kurti nuk është pajtuar”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Në pikën 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit Kosovë-Serbi thuhet se të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese, përfshirë atë për Asociacionin.

Në nenin 7 të Marrëveshjes, ndërkaq, thuhet se të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, “për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës”.

Kurti është shprehur vazhdimisht kundër kompetencave ekzekutive për komunitetin serb, duke thënë se një gjë e tillë mund të çojë në ndarjen e Kosovës.

Vuçiq, në anën tjetër, thotë se pa formimin e Asociacionit nuk mund të ketë përparim në dialog.

Nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për ta zbatuar marrëveshjen për këtë asociacion, Kurti, në fillim të shkurtit, ka paraqitur disa kushte, të cilat përfshijnë ndërrimin e emrit të Asociacionit dhe mosbartjen e asnjë pushteti publik apo ekzekutiv.

Politologu Ognjen Gogiq nga Mitrovica e Veriut thotë se “qasja e njohur e BE-së për dykuptimësi konstruktive në formulimin e dokumenteve” është reflektuar edhe në Marrëveshjen e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Dhe kjo, sipas tij, u mundëson palëve që ta interpretojnë dokumentin ashtu siç u konvenon, duke krijuar situatë të paqartë.

Ky konfuzion, thotë Gogiq, është edhe arsyeja e mosnënshkrimit të dokumentit nga palët, përkundër pajtimit të shprehur për përmbajtjen e tij.

“Asnjëra palë nuk është e kënaqur tërësisht me atë çfarë nënkuptohet. Kështu që ato janë konsistente dhe mendojnë se, në parim, propozimi është i pranueshëm, por se është e nevojshme që disa gjëra të tjera në kuadër të tij, të definohen. Në ato pozicione edhe kanë mbetur”.

“Është e paqartë se çfarë pritjesh ka cilado palë nga kjo marrëveshje dhe si mendojnë ato se duhet të duket që të pranohet. Borrelli tha se ata e kanë pranuar propozimin, por nuk e kanë nënshkruar. Në çfarë mënyre reflekton ky pajtim? E gjithë kjo tregon, sipas mendimit tim, se është bërë një hap prapa”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se nuk beson se dispozitat e Marrëveshjes do të mund të zbatohen.

Për më tepër, shton ai, Marrëveshja synon që të sigurojë një qetësim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe një lloj status quo-je, që do të parandalonte ndonjë përshkallëzim të tensioneve në Ballkanin Perëndimor, në kohën kur vëmendja e Perëndimit është fokusuar te pushtimi rus i Ukrainës.

A është propozimi i BE-së status quo?
Paçarizi pajtohet se Marrëveshja në fjalë nënkupton një lloj status quo-je. Por, sipas tij, problemet që mund të shkaktohen pa këtë marrëveshje, janë shumë më të mëdha se ato që mund t’i shkaktojë vetë marrëveshja.

Paçarizi thotë se paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor nuk varen kryekëput nga raportet e Kosovës dhe Serbisë, por se marrëveshja ua heq atyre nga dora argumentet për të shkaktuar trazira.

“Këtu ka një lloj avancimi. Palët zotohen për ta zbatuar Asociacionin, për ta zbatuar çështjen e vendndodhjeve religjioze… Pastaj, Serbia e pranon ekzistencën e shtetit të Kosovës – gjë që është një hap përpara. Prandaj, nuk është krejtësisht status quo, por është marrëveshje për ta vazhduar dialogun më tutje, marrëveshje që problemet të rifuten në kanalin e bisedimeve dhe të mos mbeten në rrugë, të shpërndara, të deformuara e të shkaktojnë probleme shumë të mëdha”, thotë Paçarizi.

Gogiq thotë se Kurti dhe Vuçiq, por edhe Bashkimi Evropian, janë të vetëdijshëm se Marrëveshja e bazuar mbi propozimin evropian “nuk mund ta zgjidhë problemin qenësor – çështjen e njohjes së statusit të Kosovës”, e cila nuk është pjesë e saj.

Marrëveshja për normalizim nuk përfshin njohjen reciproke Kosovë-Serbi, por zotimin e dy palëve për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

“Kjo, në fakt, nënkupton ngrirjen e status quo-së. Bashkimi Evropian dëshiron që me këtë ta qetësojë situatën. Kështu që, për mua, kjo marrëveshje e re është vetëm një qilim, nën të cilin dëshirohet të futen problemet që ekzistojnë në terren. Më duket se Bashkimi Evropian, me çdo kusht, dëshiron t’i marrë nënshkrimet e Vuçiqit dhe Kurtit për një dokument, të cilin do ta shpallë si sukses në politikën e jashtme”, thotë Gogiq.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, paralajmëroi takimin e radhës ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në muajin mars.

Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi është mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Vijnë edhe fjalët e para nga Toni Kuka pas të argjendtës së Distrisë

Vijnë edhe fjalët e para nga Toni Kuka pas të argjendtës së Distrisë

12 minuta më parë
40 vjet Schengen, Gërvalla: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave evropiane

40 vjet Schengen, Gërvalla: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave evropiane

35 minuta më parë
SHBA falënderon Kosovën: Jeni vendi i parë në Evropë që pranoni shtetas të dëbuar nga Amerika

SHBA falënderon Kosovën: Jeni vendi i parë në Evropë që pranoni shtetas të dëbuar nga Amerika

1 orë më parë
Mesiq për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Nëse do të prekej njëri shtet, dy tjerët reagojnë

Mesiq për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri: Nëse do të prekej njëri shtet, dy tjerët reagojnë

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH