Sipas Ministrisë së Transportit, dy persona humbën jetën në aksidentin e parë, 16 në të dytin dhe 22 në të tretin në rrethet Makenene, Awae dhe Batchenga, transmeton Kosova Post.
Së paku 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në tre aksidente që përfshinin autobusë dhe kamionë në Kamerunin qendror të mërkurën dhe të enjten, theksoi ministrja e Transportit, Ngalle Bibehe, në një deklaratë, shkruan AA.
Sipas Ministrisë së Transportit, dy persona humbën jetën në aksidentin e parë, 16 në të dytin dhe 22 në të tretin në rrethet Makenene, Awae dhe Batchenga.
“Këto aksidente fatkeqe ndodhën në mes të një fushate të veçantë të parandalimit dhe sigurisë në rrugë”, tha Bibehe, e cila “nxjerr në pah neglizhencën nga njëra anë të kompanive të transportit ndërqytetës dhe nga ana tjetër e transportuesve të mallrave”.
Ajo po ashtu paralajmëroi operatorët e autobusëve dhe kargo transportuesit se do të pezullojë të gjithë aktivitetin e tyre të transportit nëse ata përfshihen në ndonjë aksident rrugor.
Aksidentet rrugore ndodhin shpesh në këtë vend të Afrikës Qendrore.
Sipas një studimi të publikuar në shkurt nga Ministria e Transportit dhe firma kërkimore CYSCOM, 35 për qind e aksidenteve shkaktohen nga shpejtësia e madhe, 17 për qind nga gjendja e automjeteve, mbi 10 për qind nga ngasja në gjendje të dehur ose mungesa e kontrollit në timon dhe 10 për qind nga kushtet e rrugës.