Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Çmimet e naftës do të bien edhe në Kosovë

    Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve

    Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish

    Zelensky: Kemi disa ide se si ta përfundojmë lu*ftën me Rusinë

    IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

    Përvetësim i mallit të kontrabanduar, arrestohet 1 polic, 4 nën hetime

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Erdogan apelon për përfundim të shpejtë të lu*ftës “të pakuptimtë dhe të paligjshme” të SHBA-së dhe Izr@elit me Iranin

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

    Çfarë pritet nga seanca e së dielës e Kuvendit? Osmani deklarohet për opsionet dhe shumë çështje tjera

    Heqja e masave nga BE, Osmani: Kosova vazhdon përpara drejt integrimit

    Një muaj paraburgim për personin që posedonte dhe shiste substanca narkotike

    Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vr@sje të rëndë në Gjakovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

M*asakra që bindi botën, Serbia vazhdon të mohojë gj*enocidin që kreu në Reçak

14 Janar 2025, 13:53
në Kryesore, Lajme
M*asakra që bindi botën, Serbia vazhdon të mohojë gj*enocidin që kreu në Reçak
Share on FacebookShare on Twitter

Njëzetegjashtë vjet më parë bota mësoi emrin e Reçakut – fshatit të vogël që pak kush kishte dëgjuar për të. Aty po kryhej gjenocid nga forcat policore dhe ushtarake serbe, të cilat vranë 45 civilë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e të moshuar.

Të gjitha të dokumentuara, por ende Serbia e mohon masakrën e 15 janarit 1999 e cila shënoi kthesën e madhe për historinë e Kosovës.

Zyrtarët e lartë serbë, nisur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, në vazhdimësi e kanë mohuar masakrën duke e quajtur “inskenim” e “gënjeshtër”. Kjo nuk është diçka e re, meqë politikanët në Serbi, historikisht kanë tentuar të shtrembërojnë të vërtetën në Ballkan.

Por që për masakrën e Reçakut flasin raporte ndërkombëtare e burime arkivore të cilat dëshmojnë tmerrin që ndodhi në këtë fshat, e thotë edhe profesori i Historisë, Selim Bezeraj.

“Edhe Pashiqi, ai që ishte shumë më herët se sa ky [Vuçiqi] udhëheqës i Serbisë, ka mohuar krimet që kanë kryer serbët në Kosovë. Kemi mohimin e krimeve edhe në Luftën e Dytë Botërore që bëjnë serbët në Kosovë. E mohojnë edhe Rankoviqi edhe Tito. Dhe natyrisht këta të fundit janë bashkëpjesëmarrës në krimet në Kosovë, për shkak se ata kanë qenë para 26 viteve pjesë e qeverisë kriminale të Millosheviqit dhe natyrisht që këta e mohojnë, por faktet janë tjera, argumentet janë tjera. Sepse pikërisht këta i kanë kryer të gjitha këto krime dhe këtë masakër të 15 janarit në Reçak. Në politikën e tyre të Serbisë është gjithmonë praktikë ajo që dëshirojnë që faktin ta mbulojnë me gënjeshtër, me falsifikim”, shton ai.

I pari që i tha botës që në këtë fshat të Shtimes po kryhet krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Ai vizitoi Reçakun një ditë pas masakrës dhe pasi pa trupat e civilëve tha se “ky është një krim i rëndë kundër njerëzimit”.

Profesori universitar thotë se ajo çfarë ndodhi në fshatin Reçak është kryer me plan të qartë nga Serbia.

“Masakra e Reçakut është një nga masakrat më të rënda që ka ndodhur nga regjimi i Serbisë në Kosovë. Kjo masakër është e kryer plotësisht mbi planet që ka pasur Serbia gjithmonë ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Historikisht është e dokumentuar që krimet që ka kryer Serbia janë me plane. Nuk janë aty për aty dhe edhe masakra e Reçakut është një nga ato që është kryer prej Serbisë…Shto këtu që aty kanë qenë të involvuar edhe pjesa intelektuale edhe pjesa fetare-religjioze sepse bekimin e këtyre krimeve e ka bërë kisha që është rast unik në botë që nuk ka ndodhë asnjëherë që të jetë diçka e tillë, sepse ata e involvojnë kishën si diçka nacionale”, deklaron ai.

Njëzetegjashtë vjet pas kësaj ngjarje të tmerrshme, asnjë person nuk u dënua drejtpërsëdrejti për krimet në Reçak.

Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në territorin e ish-Jugosllavisë në 2003 ngriti një aktakuzë kundër disa eprorëve serbë për krimet e kryera kundër popullatës shqiptare në Kosovë në vitin 1999.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se nuk janë dënuar asnjëherë ata të cilët dhanë urdhër vrasjen e civilëve shqiptarë.

“Ne kemi një aktgjykim në Hagë, i cili dënon njerëz të parëndësishëm sa i përket masakrës së Reçakut. Por ne si IKD kemi thënë vazhdimisht, është e vërtetë që është shumë e vërtetë të ndiqen penalisht kryerësit e këtyre veprave penale por nëse do të kishim një qasje institucionale, nëse do të kishim një qasje shumë më gjithëpërfshirëse, të gjithë e dimë por e dinë edhe Prokuroria Speciale që masakrat që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës dihet qartë se kush ka qenë komandant i policisë, komandant i forcave ushtarake, komandant i forcave paramilitare, do të thotë grupet kriminale paraushtarake që kanë kryer krimet në Kosovë. Dhe nëse do të kishim më shumë aktakuza që e prekin zingjirin komandues, në një mënyrë do të rritej edhe llogaridhënia edhe përgjegjësia e personave të cilët kanë qenë urdhërdhënës në këto masakra”, deklaron Miftaraj.

Edhe Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se ende nuk është ofruar drejtësi për viktimat e Reçakut.

“Fare pak apo aspak është ofruar drejtësi për viktimat civile të cilat janë vrarë 26 vjet më parë në masakrën e Reçakut. Sigurisht që këtu një prej problemeve apo sfidave është mos bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë dhe personat të cilët i kanë bërë këto krime nuk gjenden në Kosovë. Kohëve të fundit Prokuroria Speciale me hyrjen në fuqi të Ligjit për Gjykim në Mungesë janë ngritur disa aktakuza në mungesë dhe vitin e kaluar, në dhjetor të vitit të kaluar e kemi pasur edhe aktgjykimin e parë në mungesë për krimet e luftës të kryera në Komunën e Shtimes. Aktakuza të tjera lidhur me masakrën e Reçakut nuk janë proceduar pranë gjykatave të Kosovës”, shprehet ai.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës – dhunshëm të dëbuar, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Shifrat flasin për mbi 13.000 civilë të vrarë gjatë luftës së viteve 1998/99 nga forcat serbe dhe për mbi 6.000 të zhdukur me dhunë, 1.600 prej tyre vazhdojnë të jenë të pagjetur. /KosovaPress/

Etiketat: GjenocidiMasakra ReçakSerbia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

10 muaj më parë
Stërvitje e madhe ushtarake e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Serbia nuk merr pjesë

Stërvitje e madhe ushtarake e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, Serbia nuk merr pjesë

10 muaj më parë
Silvinjo: Me Serbinë nuk është një ndeshje normale, e njoh historinë

Silvinjo: Me Serbinë nuk është një ndeshje normale, e njoh historinë

10 muaj më parë
Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po ar*matoset kundër NATO-s me paratë europiane

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po ar*matoset kundër NATO-s me paratë europiane

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH