Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 78.43 për qind, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, këtë vit testit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin.
Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 për qind, në gjuhën boshnjake 82.26 për qind dhe në gjuhën turke 93.94 për qind.
Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është:
-Gjuhë Shqipe – 63.8
-Gjuhë Angleze – 59.3
-Matematikë – 42.6
-Fizikë – 52.1
-Kimi – 52.3
-Biologji – 55.1
-Informatikë – 56.3
-Gjeografi – 47.4
-Histori – 42.2
-Sociologji – 39.8
-Psikologji – 39.6
-Ekonomi me ndërmarrësi – 36.8
-Edukatë qytetarë – 42.4
-Histori e artit – 37.4
-Teori e muzikës dhe harmoni – 58.2
-Gjuhë Boshnjake – 59.8
-Gjuhë turke – 48.2
Në ditën e testit ministria njofton se janë larguar 132 nxënës, prej të cilëve 115 nxënësve iu është anuluar testi për shkak të përdorimit të telefonave, kurse për 17 nxënës, të cilët nuk kanë pasur dokument identifikimi në ditën e testit, iu është përsëritur testi.