Matthaus: Nuk ka gjasa të drejtoj Kosovën

Matthaus: Nuk ka gjasa të drejtoj Kosovën

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus, ka hedhur poshtë pohimet e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri, se do ta drejtojë përfaqësuesen e Kosovës.

Vokrri dhe Matthaus janë parë bashkë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve FIFA Best Awards në Londër.

Dhe, kjo ka nxitur një sërë spekulimesh se Matthaus mund ta drejtojë përfaqësuesen e Kosovës. Për këtë raportuan edhe mediat e Serbisë, gjë që bëri që lajmi të marrë jehonë ndërkombëtare.

Sidoqoftë, tash është vet legjendari i Bayernit dhe Interit ai që ka mohuar një gjë të tillë.

“E mohoj kategorikisht se do ta marr drejtimin e Kosovës. Nuk ka gjasa”, deklaroi Matthaus për B92.

Lidhjet e Matthaus me Serbinë janë të njohura dhe të forta. Ai ka drejtuar skuadrën e Partizanit të Beogradit, skuadër të cilën edhe e kualifikoi në Ligën e Kampionëve.

Vokrri konfirmoi interesimin për Matthaus, por duket se ai vet nuk ka interesim për ta drejtuar përfaqësuesen e Kosovës.

Kujtojmë se Albert Bunjaku i dha fund aventurës së tij në krye të përfaqësueses së Kosovës pasi përfaqësuesja nuk arriti të sigurojë asnjë fitore në kampanjën kualifikuese për Botërorin, Rusia 2019.

You may also like

Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në fermat e paligjshme të kanabisit në Londër

Fëmijët po trafikohen nga Vietnami dhe vendet e