Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë organizuar një ceremoni përkujtimore në shënim të 40 vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi.
Ceremonia mbahet sot dhe nis në ora 14:00, në sallën e koncerteve, Departamenti i Artit Muzikor, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës.