Çështja e Kylian Mbappes, duket se do të marrë fund.
Ai raportohet se i ka njoftuar drejtuesit e Paris Saint Germanit, se do të largohet në fund të sezonit.
Mbappe vendimin e bëri të ditur të marten në qendrën stërvitore Poissy.
25 vjeçari, thuhet se u shpreh i sigurt rreth zgjedhjes së bërë.
Sipas L’Equipe, kampioni i botës në vitin 2018-të nuk ka vendosur ende se në cilin klub do të luaj sezonin e ardhshëm, me Real Madridin që është një prej mundësive më të mëdha.