Mbështetja e NATO-s për Ukrainën vazhdon  

Diskutimet me zëvendëskryeministren u fokusuan në situatën aktuale në fushën e betejës, mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën dhe përparimin që Ukraina vazhdon të bëjë në reformat, njofton zyra për informim e NATO-s.

“Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska kryesoi mbledhjen e Këshillit NATO-Ukrainë. Ajo theksoi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me NATO-n, duke përfshirë komandën e NATO-s për Asistencën e Sigurisë dhe Trajnimin për Ukrainën (NSATU) në Wiesbaden, Qendrën e Përbashkët të Analizës, Trajnimit dhe Edukimit (JATEC) dhe Paketën Gjithëpërfshirëse të Asistencës (CAP) për Ukrainë”, thuhet në njoftim.

Tutje Shekerinska tha se aleatët janë në rrugën e duhur për të përmbushur zotimin e bërë në Samitin e Uashingtonit për të ofruar 40 miliardë euro ndihmë për sigurinë dhe përshëndeti investimet në rritje të aleatëve në industrinë e mbrojtjes të Ukrainës.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika