Coronavirusi po bënë “kërdi”në Kosovë. Ai po sulmon kryesisht moshat e reja, përcjell KosovaPost.
Bazuar në statistikat e ditës së sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3306 raste të reja me COVID-19, mbi 1000 raste janë fëmijë.
Prej tyre 164 fëmijë të moshës 0-9 vjeç dhe 1047 të moshës 10-19 vjeç, raporton portal Front Online.
Përndryshe, shumë drejtorë të shkollave publike në Kosovë kanë konfirmuar për rritje të raste të nxënësve të infektuar gjatë ditëve të fundit, madje disa prej tyre kanë kaluar në sistemin online të mësimit.