Përmes raporti të saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 223 gjoba trafiku, transmeton Kosova Post.
Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 462 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 9 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale.
Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 15 persona dhe 6 janë dërguar në mbajtje.