Rekord i rasteve të reja me COVID-19 është shënuar sot, ku numri i të infektuarve ka shkuar mbi 1 mijë brenda 24 orëve, ku mbi 100 është numri i fëmijëve të infektuar me coronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 6,784 testime, 1006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ajo që vërehet në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe rastet e shumta të infektimit të fëmijëve.
19 të infektuar janë nga mosha 0 deri në 9 vjeç kurse 128 nga 10 deri në 19 vjeç.