Mbi 3 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës i janë nënshtruar kontrolleve sistematike shëndetësore. Ndërkaq këtë vit, sipas drejtorit të QKUK-së është rritur për 150 për qind shtimi i shërbimeve shëndetësore për Policët e Kosovës krahasuar me vitet paraprake.
Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët nga Policia e Kosovës me drejtuesit e SHSKUK-së.
“Thuaja për 150 për qind ka shtim të shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Rreth mbi 3 mijë policë iu kanë nënshtruar kontrolleve sistematike”, tha Osman Hajdari drejtor i QKUK-së.
Sipas tij, përpos një memorandumi që tash është i përhershëm mes këtyre dy institucioneve, tha se jo rrallë herë kanë dalë jashtë këtij memorandumi për të ofruar ndihmë për nevoja specifike që kanë qenë kërkesa të Departamentit Shëndetësorë të Policisë.
Ndërkaq, Lindita Kajtazi, drejtoreshë e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ka sjellë rezultate shumë të mira.
Siç shpjegoi ajo, kontrollimi mjekësor sistematik nuk ka pasur për qëllim përcaktimin e aftësisë për punë, por që të kenë pasqyrë të qartë rreth shëndetit të pjesëtarëve të policisë.
“Të bëhet një parandalim i hershëm i sëmundjeve, kjo ka qenë madhështia e këtij kontrollimi sistematik. Asnjëherë nuk është cenuar e drejta e të qenurit në punë. Nëse ka pasur rekomandim për punë më të lehtë e kemi përcjellë rekomandimin e dhënë nga mjekët”, tha Kajtazi.
Aty u tha se për pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të FSK-së si dhe për pjesëtarë të organeve të tjera të sigurisë anashkalohen listat e pritjes.rtk.